Firmos edhe ti
More information

Firmos edhe ti
Vehcani është fshati nën hijen e malit ku vizitorët duan të kalojnë disa ditë , ndërsa banorët e mbetur kanë vetëm njëëndërr, të largohen. Kjo për arsye se rruga kryesore në fshat ka kohë që nuk ka marrë vëmendje nga organet kopetente dhe gjendja është për të ardhur keq. Një problem sa komunitar aq edhe shoqëror, i cili ka vite që ka mbeturpeng i referateve dhe fjalëve.
Ky fshat prodhimtar ku puna e trashëguar e ka identifikuar ndër vite, sot po braktiset, pasi askush nuk do të jetojënë një fshat ku rruga izolohet me shirat e para të stinës, e ku prodhimet organike kalben si pasojë e mungesës së tregut.
Rruga është baza mbi të cilën ndërtohet jetesa e gjithësecilit prej nesh.
-Duke pasur parasysh edhe dinamikat e vazhdueshme që ka pësuar vendi ynë për shkak të pandemisë, të mendojmë më të keqen : (Si ta menaxhojmë një urgjencë shëndetësore në mesnatë, nëse rruga vazhdon të mbetet e tillë? Edhe ambulanca e qytetit nuk e merr iniciativen të përshkojë 5 km rrugë të parikonstruktuar.
Mungesa e rikonstruktimit të saj vijon me pasoja si më poshtë:
-Mbyllja e qëndrës shëndetësore
-Arsimim i reduktuar
-Vështirësi në transportin e mallrave që pasohet me kosto më të lartë të biletës.
- Pakesimi i automjeteve transportuese etj
Nga të gjitha këto arsye që janë në opozitë me njëra-tjetrën: Ne, banorët e fshatit Vehcan të rrethit të Librazhdit i bëjmë kërkesë Bashkisë të mundësojë ndërhyrjen e organeve kopetente për rikonstruktimin e rrugës.
Do t’ju luteshim që paralel me projektet artistike për të kënaqur estetikisht qytetarët , të mendonit edhe për gjendjen e zonave rurale. Kjo situatë e cila nuk ka gjetur zgjidhje ndër vite po ushqen brezat pasardhës me idenë se e vetmja mënyrë shpëtimi është braktisja e vendlindjes.: Ne kërkojmë nisjen e menjëhershme të rikonstruksionit para fillimit të sezonit zgjedhor 2021 .
Details
Receiver: | Bashkia |
Start date: | 2021-03-16 |
End date: | 2021-04-24 |
Petitioner: | Vehcan L. |
Country: | AL |
Sign the petition
Topics people are talking about
Find below the topics for which people have started a petition. Click on a topic to view the petitions.